Rekordi i doganës

Autori:Zekirja Shabani

dogana

Dogana e Kosovës ka grumbulluar të hyra rekord në vitin 2015. Të premten, drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna bëri të ditur se në vitin e kaluar doganat kanë arrit të mbledhin 951 milionë euro.

“Kjo është hera e parë që dogana e kalon projeksionin, pasi kemi dalë me një rezultat prej 101%. Numri i ankesave ka qenë 1320. Dogana e ka arritur standardin botëror në menaxhimin fiskal”, tha ai.

Sipas tij, nëse qeveria investon një cent në dogana, kjo e fundit i kthen 99 centë të hyra doganore.

Ndërsa, për vitin 2016, Rafuna tha se objektivat e doganës janë zhvillimi tutje i një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave, ofrimi i lehtësirave doganore, mbrojtja e qytetarëve të Kosovës nga importi i mallrave të ndaluara, si dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Kjo e ka gëzuar edhe ministrin e Financave, Avduallah Hotin, i cili tha se ministria e tij ka filluar vitin 2015 me disa vështirësi, megjithatë, sipas tij, viti është përmbyllur me sukses. Ai theksoi se në Kosovë ekziston klimë e përshtatshme për biznes.

Hoti, është shprehur i bindur se plani i punës për vitin 2016 do të realizohet pa ndonjë vështirësi edhe pse sipas tij është plan shumë ambicioz që kalon mbi një miliardë euro./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rekordi-i-doganes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala