Rekord i lindjeve dje në QKUK

Autori:Gazeta Fjala

lin

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, është shënuar numër rekord i lindjeve për fillimin e vitit 2018.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 43 lindje, njëra prej të cilave ka qenë me fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Nga gjithsej 44 foshnje, 28 prej tyre janë të gjinisë mashkullore dhe 16 femra. Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 13 nëna. Ndërsa për herë të parë lindjes i janë gëzuar 18 gra.

Mamia Drita Vladi ka bërë të ditur, po ashtu, se gjendja shëndetësore e nënave dhe bebeve është e mirë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rekord-i-lindjeve-dje-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala