Rekord Ginnes/ Gruaja sjell në jetë 17 fëmijë

Autori:Gazeta Fjala

auto_Screenshot_31495207125

Catherine Bridges, një grua Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thyer rekordin e mëparshëm, pasi ka sjellë 17 fëmijë nga një shtatzëni e vetme. Ajo ka sjellë në jetë plot 17 fëmijë dhe lindjet kanë zgjatur 29 orë.

Lindjet u kryen në spitalin “Indianapolis Memorial Hospital” dhe për gjithë mjekët që kanë asistuar në lindje ka qenë një ngjarje historike dhe e pabesueshme.

“Fëmijët dilnin njëri pas tjetrit. Më besoni! Do të kem ende makthe nga kjo ditë e çuditshme në të gjithë jetën time”,­ shpjegon doktori Jack Morrow.

Catherine dhe bashkëshorti i saj nuk munden të kishin fëmijë në rrugë biologjike, ndaj edhe vitin e kaluar provuan fertilizimin artificial në një klinikë fertiliteti në Rhodes Island. E nga ajo që shohim procesi i fertilitetit ka qenë më i suksesshëm seç duhet, pasi në jetë kanë ardhur plot 17 djem identik.

Emrat që çifti ka zgjedhur për fëmijët janë: James, Jacob, Jarod, Jarvis, Jason, Jeffrey, Jeremy, Jerome, Jesse, Jimmy, Joachim, Jonathan, Jonas, Joseph, Julian, Jimbo dhe për çudi, njëri që bën përjashtim pasi nuk fillon me “J”, Darth Porkinus./syri.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rekord-ginnes-gruaja-sjell-ne-jete-17-femije/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala