Refuzon Spanjën për Marokun

Autori:Gazeta Fjala

14696910_636799699825554_360419948_n

Achraf Hakimi, i cili luan për skuadrën e Real Madrid Castilla, ka debutuar me Marokun. Futbollisti 17 vjeçar që është i lindur në qytetin e Getafes, ka hedhur poshtë zërat se ai mund të bashkohej me grupmoshën U-19 të Spanjës, pas debutimit me Marokun shkruan Marca, përcjell Gazeta Fjala.

Mbrojtësi maroken ka nënshkruar kontratë me Real Madridin në vitin 2006 dhe shihet si një lojtar që premton shumë në të ardhmen.

Maroku ka luajtur një ndeshje miqësore kundër Kanadasë, duke fituar me rezultat 4-0, ndërsa Hakimi ka hyrë në lojë në minutën e 67-të në vend të Fouad Chakif./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/refuzon-spanjen-per-marokun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala