Refuzohen ankesat kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj të të dyshuarve për fajde

Autori:Gazeta Fjala

,,,,,...;;;;;;jsdsifdi

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kunder aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtië, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M. në afat edhe për një muaji.

I.O., I.B., A.Th dhe M.M. po dyshohen për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejt, ka vlerësuar se meqense ekziston dyshimi i bazuar se të të pandehurit, e kanë kryer vepren penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me daljen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo ta përserisin vepren penale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/refuzohen-ankesat-kunder-vazhdimit-te-mases-se-paraburgimit-ndaj-te-te-dyshuarve-per-fajde/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala