Reçica takon ushtarët amerikan, i falënderon për donacionin e dhënë në Shtëpinë e të Moshuarve

Autori:Gazeta Fjala

Reqica-600x360

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot në mëngjes ka takuar ushtarët amerikan për ti falënderuar ata për donacionin e dhënë, për rregullimin e një pjese të kopshtit të Shtëpisë së të Moshuarve.

Ministri që vjen nga Nisma Socialdemokrate tha se çdo lloj ndihmese, siç është edhe ky donacion i KFOR-it amerikan, në mënyrë që nënat, gjyshet e gjyshërit tanë të kalojnë ditë të këndshme argëtuese brenda kësaj shtëpie, është një hap i çmuar dhe ne e vlerësojmë shumë.

Statusi i plotë i Reçicës:

Nisa ditën sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me ushtarët e KFOR-it amerikanë, për ti falënderuar këta të fundit dhe shprehur mirënjohjen për donacionin e dhënë, për rregullimin e një pjese të kopshtit të Shtëpisë së të Moshuarve.

Përkushtimi për ngritje të mirëqenies së të moshuarve në këtë shtëpi, është obligim i yni të cilin me konsistencë po e përmbushim. Çdo lloj ndihmese, siç është edhe ky donacion i KFOR-it amerikan, në mënyrë që nënat, gjyshet e gjyshërit tanë të kalojnë ditë të këndshme argëtuese brenda kësaj shtëpie, është një hap i çmuar dhe ne e vlerësojmë shumë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/recica-takon-ushtaret-amerikan-i-falenderon-per-donacionin-e-dhene-ne-shtepine-e-te-moshuarve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala