Reali, miliona dhe Ronaldon për Neymar

Autori:Gazeta Fjala

ne_1515913939-8754856

Real Madrid do të bëjë disa ndryshime verën e ardhshme, duke larguar dhe transferuar disa lojtarë të tjerë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i lodhur me Cristiano Roanldon dhe beson se ka ardhur koha për ndryshime.

Pas paraqitjeve të dobëta këtë sezon, Perez beson se është momenti i duhur që Ronaldo të largohet dhe në vend të tij të vijë braziliani i PSG-së, Neymar.

Sipas El Larguero, spanjolli gjatë verës do të ofrojë një shumë të majme PSG-së dhe shërbimet e Ronaldos për brazilianin.

Perez është i çmendur për Neymar dhe beson se ai do të mbante skuadrën në nivele të larta, ashtu siç ishte në vitet e fundit.

Neymar në 22 ndeshje për PSG ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 14 asistime, ndërsa Ronaldo në anën tjetër në 14 ndeshje ka shënuar vetëm 4 gola. /Express/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/reali-miliona-dhe-ronaldon-per-neymar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala