Real ofron tre yje për Kane

Autori:Gazeta Fjala

kane-1

Skuadra kampione e Spanjës dhe Europës është gati të ofrojë tre futbollistë, për të siguruar nënshkrimin me asin anglez të Spurs.

Real Madrid është gati të ofrojë Gareth Bale, Luka Modriq dhe Karim Benzema, për të transferuar sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Sulmuesi i Spurs ësthë një nga lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit sot, pasi ka fituar dy herë radhazi Këpucën e Artë të Premierligës, ndërsa këtë edicion ka tundur gjashtë rrjeta në shtatë përballje.

Los Blancos janë shumë të interesuar për ta pasur anglezin në Santiago Bernabeu dhe do të ofrojnë treshen në këmbim të nënshkrimit me të.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/real-ofron-tre-yje-per-kane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala