Real ofron dy yje për Neymar

Autori:Gazeta Fjala

neymar

Los Blancos janë duke u munduar të sigurojnë shërbimet e asit brazilian, që raportohet të jetë penduar për kalimin në Parc des Princes gjatë verës.

Real Madrid është duke e trajtuar shumë seriozisht mundësinë e blerjes së brazilianit Neymar, ndaj ka do të ofrojë Toni Kroos dhe Gareth Bale për ta kryer këtë transferim.

Raportohet se sulmuesi është i palumtur tek Paris Saint-Germain, ndaj mund të kthehet në La Liga, por kësaj radhe tek rivali më i madh i ish skuadrës së tij, Barcelona.

Neymar u largua nga Camp Nou gjatë verës, për një shifër rekord prej 220 milionë eurosh, por nuk është aspak i lumtur në Parc des Princes dhe është penduar për këtë vendim të tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/real-ofron-dy-yje-per-neymar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala