Real – Monaco, arrihet marrëveshja për Mbappe (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

mba_1502358937-7189975

Real Madrid dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për Kylian Mbappe. Skuadra e Real Madridit dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Për shërbimet e Mbappe, kampioni i Evropës do të paguajë 120 milionë euro dhe 30 milionë euro të tjera bonuse, shkruan Soymadridista.com.

Transferimi i lojtarit do të kompletohet në fund të gushtit, pak ditë para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Mbappe kështu do të bëhej lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymar, i cili për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona në PSG.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/real-monaco-arrihet-marreveshja-per-mbappe-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala