Real Madridi ka harruar si të fitojë

Autori:Gazeta Fjala

1567289348-Real-Madrids-head-coach-Zinedine-Zidane-right-talks-with-his-player-ap-600x360

Real Madridi ka harruar si të fitojë. Hapi mbrapa që e bëri mbrëmë kundër Villarrealit është vetëm hapi më i fundit në një trend shqetësues i cili është duke vazhduar që prej sezonit të kaluar.

Në 14 ndeshje që prej kthimit të Zinedine Zidane në pozitën e trajnerit, gjiganti spanjoll i ka fituar vetëm gjashtë prej tyre, duke barazuar katër herë dhe duke humbur katër herë të tjera, transmeton Gazeta Express.

Nga nëntë pikë të mundshme deri tani në sezonin e ri 2019/20 në La Liga, Reali i ka fituar vetëm pesë sosh, duke ngelur katër pikë prapa rivalit të qytetit, Atletico Madridit.

Lehtësimi i vetëm që të bardhët mund ta ndiejnë është fakti se edhe Barcelona po përjeton fillim të zbehet të sezonit në ligë.

Madje as në ndeshjet miqësore parasezonale Real Madridi nuk bëri më mirë, duke i fituar vetëm dy nga shtatë ndeshje.

“Çfarë po i mungon Realit? Gjithçka”, u shpreh Casemiro pas ndeshjes të dielën.

“Po na mungojnë golat, na duhet të jemi më të mirë në mbrojtje, na duhet të jemi ekip. Ne jemi ekip dhe nëse punojnë si i tillë, atëherë do të shkojmë shumë lart”, shtoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/real-madridi-ka-harruar-si-te-fitoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala