Reagon Shpend Ahmeti

Autori:Gazeta Fjala

shpendi

Update

***
Reagimi i Komunës së Prishtinës pas publikimit të kallëzimit penal ndaj kryetarit Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zbatimin e plotë të ligjit. Lidhur me këtë, kemi lëshuar dhjetëra vendime për lirim të pronave që bazohen edhe në regjistrin tonë, si dhe në kërkesa të qytetarëve.

Të gjitha zonat e kryeqytetit janë të prekura nga ndërtimet pa leje dhe uzurpimi i pronës publike dhe hapësirave publike.

Pjesa më e madhe e pronave, shtëpive dhe banesave në Prishtinë nuk janë të regjistruara në emër të personave të ligjshëm. Mos përkthimi dhe regjistrimi i këtyre pronave vjen nga mungesa e vullnetit institucional që ka ekzistuar në të kaluarën për të vendosur rend dhe ligj në kryeqytet.

Njoftojmë opinionin publik se Komuna e Prishtinës, sikundërse asnjë komunë në Kosovë, nuk mund të jep në shfrytëzim asnjë pronë pa procedurë konkurruese. Komuna e Prishtinës nuk ka marr asnjë vendim për dhënie në shfrytëzim në atë ngastër. Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk e ka dhënë asnjë pronë në shfrytëzim gjatë vitit 2014.

Komuna e Prishtinës i ka ndërmarrë të gjitha hapat për regjistrimin e pronës, duke i lehtësuar procedurat që ua mundësojnë qytetarëve regjistrimin  pronës.

Komuna e Prishtinës merr vendime bazuar në regjistrin kadastral.  Gjatë vitit 2014, kemi bërë regjistrin e pronës komunale me ç’rast kemi identifikuar shumë prona komunale të uzurpuara. Siç parashihet edhe me ligj, kemi lëshuar dhjetëra vendime për lirim të pronave që bazohen në regjistrin tonë dhe në kërkesa të qytetarëve. Sa i përket raportimit të ueb portalit “gazteafjala.com”, të datës 23 janar 2015, me titull “Kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit dhe Glauk Konjufcës”, ju informojmë se sektori i pronës së drejtorisë tonë ka shqyrtuar kërkesën në fjalë, e cila daton nga viti 2013, dhe ka konstatuar uzurpim të pronës komunale, me ç’rast ka nxjerrë vendim për lirimin e pronës komunale për 4 uzurpatorë.

Pas nxjerrjes së këtij vendimi, pala ka pasur të drejtë ankese brenda 30 ditëve. Çdo vendim ka periudhë ankese dhe forma të ndryshme në gjykata për tu kontestuar.

Rikujtojmë se ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti janë ngritur disa padi gjatë vitit 2014 nga uzurupes të ndryshëm të cilët viteve të fundit  kanë përfituar nga prona publike e komunës së Prishtinës. Çdo qytetarë ka të drejtë të ushtrojë kallëzim penal ndaj secilit qytetar tjetër, por në rastin e implementimit të plotë të ligjit, asnjë kallëzim e asnjë kërcënim tjetër nuk do të na zmbrapsë në qëllimin tonë për lirimin e pronave komunale.

Njëkohësisht, në vazhdën e inspektimeve të përditshme për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, identifikimin dhe intervenimin në ndërtimet pa leje dhe tejkalimet e lejeve të ndërtimit, inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë intervenuar në raste të ndryshme, në baza ditore dhe do të vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën deri në zbatimin e plotë të ligjit.

Komuna e Prishtinës

Zyra për Marrëdhënie me Publikun

***

 

Reagimi në Facebook i kryetarit të Prishtinës në lidhje me tekstin e Gazetës Fjala:

Tashmë kemi padi të ndryshme nga uzurpatorë të ndryshëm të pronës komunale. Çdo vendim që e marrim na e hetojnë agjencitë e ndryshme të shtetit. Çdo vendim mundohen të na e pengojnë e sabotojnë. Çdo ditë shkruajnë nga 3 – 4 artikuj me tentimin e diskreditimit.

Por, nuk do të ndalemi deri në bërjën e qytetit e deri në bërjën e shtetit.

Mos harroni, nesër në ora 14:00 në Prishtinë, te biblioteka kombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/reagon-shpend-ahmeti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala