Reagon Ministria e Financave

Autori:Zekirja Shabani

mf

Pas raportimit të Gazetës Fjala se u tentua të zhduken 190 milion euro kredi të KEK-ut në këtë ministri ka reaguar Ministria e Financave të Kosovës.

Lexojeni të plotë sqarimin e ministrisë:

Sqarim për Opinion

Ministria e Financave sqaron opinionin publik se gazeta “Fjala” ka paraqitur të dhëna jo të sakta në artikullin e saj të botuar më 02.03.2015, lidhur me kredinë e KEK-ut ndaj Qeverisë të viteve 2005-2007.

Ministria e Financave sqaron opinionin se askush nuk mund të fshehë të dhënat dhe se këto të dhëna nuk janë fshehur.

Këto të dhëna kanë qenë të evidentuara në raportet e rregullta të Ministrisë së Financave.

Për vite të tëra KEK-u ka qenë dhe ende është në gjendje të vështirë financiare për të paguar këtë borxh. Ministria e Financave tani ka iniciuar rikonsolidimin e këtyre kredive në përputhje me mundësit financiare për të paguar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/reagon-ministria-e-financave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala