Reagon Behgjet Pacolli: Labinot Tahiri nuk ka dhënë dorëheqje

Autori:Gazeta Fjala

behgjet-pacolli1

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me raportimet se Labinot Tahiri nuk është më pjesë e AKR’së.

Pacolli i ka demantuar këto lajme, duke theksuar se ato janë thashetheme dhe konspiracione.

“Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, përkundër thashethemeve dhe konspiracioneve. Karvani ecën përpara!!!!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot gjatë ditës u raportua se Labinot Tahiri ka dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re. Raportimet u mbështetën në një letër që vet Tahiri u tha se ia kishte dërguar sekretarit të Kuvendit, ku shkruhej se Tahiri dëshiron të bëhet deputet i pavarur. /Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/reagon-behgjet-pacolli-labinot-tahiri-nuk-ka-dhene-doreheqje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala