Rashkaj zyrtarizohet te Prishtina

Autori:Gazeta Fjala

auto_Rashkaj1502451951

Ish-kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka kompletuar transferimin te klubi i Prishtinës.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e kryeqytetit dhe transferohet nga klubi suedez United Eskilstuna.
“Prej kohës së fundit që isha me Përfaqësuesen në Prishtinë, kemi rënë në kontakt me Prishtinën, kryetarin Remzi Ejupi e pastaj edhe me kryetrajnerin Arsim Thaqi dhe anëtarë tjerë të bordit. Pastaj mblodha informacione se si është gjendja e futbollit këtu. Pas kthimit në Suedi dhe pasi që kisha një pasqyrë të gjendjes këtu për gjithçka bisedova gjatë me familjen se si do të veproja. Në fund vendosa të kthehesha në Kosovë. Por, kisha edhe obligim të flisja me klub, sepse kisha edhe një vjet e gjysmë kontratë”, ka thënë Rashkaj gjatë zyrtarizimit te Prishtina.

“Aspak s’ka qenë vendim i lehtë, por në anën tjetër ishte vendim që e prisja shumë gjatë, sepse ka dhjetë vite që jam në futbollin skandinav. Unë jam rritur në Kosovë dhe normalisht që vendi yt të tërheq, dhe po ashtu dy fëmijët që i kam, doja të kem stabilitet më të gjatë familjar. Pra, për këto arsye Kosova do të ishte vendi më i mirë për mua”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rashkaj-zyrtarizohet-te-prishtina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala