Rashiq: Mustafa nuk na takon, s’i ka pranuar as ftesat tona

Autori:Gazeta Fjala

nenad rashiq

Në emisionin “Komiteti”, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për funksionimin e koalicionit qeveritar në krye me Isa Mustafen, pjesë e të cilit është edhe Lista Srpska.

Rashiq ka kritikuar kryeministrin Mustafa, duke thënë se ai ka shumë mangësi në qeverisjen e vendit.

Deputeti ka treguar se kryeministri asnjëherë nuk ka aranzhuar ndonjë takim me deputetet e Listës Srpska, madje siç ka thënë Rashiq, Mustafa nuk ka pranuar as ftesat nga subjekti minoritar për të biseduar.

Rashiq ka shtuar se gjatë kohës kur pozitën e kryeministrit e mbante Hashim Thaçi, serbet në Kosovë përkraheshin dhe ndihmoheshin më shumë, ndërsa Mustafa sipas deputetit, nuk tregohet aspak i përgjegjshëm ndaj pakicave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rashiq-mustafa-nuk-na-takon-si-ka-pranuar-as-ftesat-tona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala