Rashica në radarin e ekipit të madh evropian

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_29999

Milot Rashica u rikthye pas lëndimit me supergol për 8 minuta ndaj Borusisë së Dortmundit javën e kaluar.

Këtë formë të lartë, Rashica e kishte gjatë tërë këtij viti si me Werder Bremenin, ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

E falë këtyre performancave, vushtrriasi ka fituar vëmendjen edhe të ekipeve të tjera,

Ekipi tjetër gjerman, Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për shërbimet e Rashicës, raportojnë mediat gjermane.

Werder Bremeni i ka ofruar një kontratë të re, por ka qenë menaxheri i lojtarit, Altin Lala, që ka thënë se nuk po ngutën për kontratën e re, pasi Miloti dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Kjo gjë ka nënkuptuar se Rashica dëshiron largimin nga Bremeni për një skuadër më të madhe në Gjermani ose jashtë saj./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rashica-ne-radarin-e-ekipit-te-madh-evropian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala