Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Autori:Gazeta Fjala

milot-1024x588-852x460

Ylli kosovar Milot Rashica ka thënë se është i gatshëm 100 për qind për lojën kundër Malit të Zi.

Ai gjithashtu tha se beson që Kosova mund të fitojë tri ndeshjet e mbetura në rrugën për Evropian.

“Besoj që jam gati 100 për qind për ndeshje. Ka qenë ndeshje e vështirë kundër Franfkurtit, teren i vështirë, luajta 90 minuta. Por kam pasur kohë për t’u rikuperuar dhe jam gati për të dhënë më të mirën”,

“Kemi bërë një rrugëtim të mirë. Anglia ka humbur dhe na ka vështirësuar punën, por kemi pasë qëllimin që në çdo ndeshje të fitojmë. Nesër e kemi një test të rëndësishëm shpresoj që ka me qenë i suksesshëm”.

“Jemi një grup i mirë i lojtarëve por duhet të shohim ndeshje pas ndeshje dhe të mbërrijmë aty ku po duam”.

Rashica tregoi edhe për pozicionin që dëshiron më shumë në fushë.

“Prej që kam shkuar në Gjermani të gjitha ndeshjet i kam luajtur në krahun e majtë. E preferoj këtë por kemi lojtarë që edhe në pozita të ndryshme janë të mirë, prandaj në fund kudo që më vendos trajneri në ofensivë e pranoj”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rashica-jam-gati-100-per-qind-per-malin-e-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala