Ramush Haradinaj takohet me ambasadorin e Gjermanisë

Autori:Gazeta Fjala

60355432_1174541376003608_8452027993898876928_n-600x360

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Haradinaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se me ambasadorin ka biseduar për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

“Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.

E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ramush-haradinaj-takohet-me-ambasadorin-e-gjermanise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala