Rahoveci synon të ndal importin e rrëmojëseve nga Kina

Autori:Gazeta Fjala

toothpick-780x439

Se në Kosovë nuk është i zhvilluar sektori prodhues tregon edhe importi i rrëmojëseve. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti vendi ynë importon rrëmojësja më vlerë rreth 50 mijë eurove.

“Janë rreth 50 mijë euro import të rrëmojëseve në Kosovë. Sipas shteteve, Kina merr pjesë me 90 për qind të importit, e ndjekur nga Turqia dhe Greqia”, konfirmon për Telegrafi, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Por importi i rrëmojëseve mund të ulet ndjeshëm pasi që në fillim të këtij viti në Rahovec është hapur fabrika për prodhimin e rrëmojëseve.

Zamir Kryeziu, pronar i ‘Kryeziu Group’, fabrika e cila merret me prodhimin e rrëmojëseve, tha se kjo kompani ka kapacitet ta mbuloj tregun vendor dhe tashmë ka nisur të eksporton edhe jashtë Kosovës.

“Ne këtë fabrikë e kemi hapur para një muaji. Kemi kapacitet për ta mbuluar tërë tregun vendor dhe tashmë kemi filluar të eksportojmë edhe në Maqedoni. Deri më tani gjithçka është duke ecur mirë”, tha Kryeziu për Telegrafi.

Drejtoresha e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Arieta Vula-Pozhegu, ka thënë se Kosova ka kapacitet të prodhojë rrëmojësja, por leverdia ekonomike për prodhimin e tyre nuk është e madhe.

“Kosova ka kapacitet të prodhoj rrëmojësja, por leverdia ekonomike nuk është, pasi do të prodhohen në mënyrë industriale. Kohë ma parë disa prodhues të vegjël kanë prodhuar, mirëpo nuk kanë qenë konkurrues me çmim dhe nuk kanë vazhduar veprimtarinë”, tha Vula-Pozhegu për Telegrafi.

Sipas raportit të Tregtisë së Jashtme, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vendi ynë deri në muajin dhjetor 2017 ka pasur një deficit tregtar të lartë për 8.5 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, ku për periudhë eksporti e mbulon importin me 9.9 për qind.

Ajo ka treguar se shumë prodhues më herët kanë dështuar në këtë veprimtari.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rahoveci-synon-te-ndal-importin-e-rremojeseve-nga-kina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala