Rahoveci bëhet me Repart të ri të Hemodializës

Autori:Gazeta Fjala

23618901-10155921495907451-145790618-n_1510679541-2137499

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapin, kanë bërë një vizitë në spitalin e Rahovecit “Fahredin Hoti”, me ç’rast u bë përurimi i Repartit të Hemodializës.

Pacientët e Rahovecit, që nuk kanë mundur të marrin trajtim në komunën e tyre, në mungesë të këtij reparti tani mund të marrin këtë shërbim aty, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi këtu me kryetarin Idriz Vehapi, për hapjen e një njësie të Hemodializës në Rahovec e cila është një punë jashtëzakonisht e madhe, e cila është bërë nga komuna e Rahovecit në bashkëpunim me spitalin e Prizrenit, duke iu krijuar mundësi mbi 30 pacientëve që kanë qenë të Rahovecit nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim dhe tash e marrin në komunën e Rahovecit”.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se ky repart është financuar nga Komuna e Rahovecit me 130 mijë euro, derisa kostoja e realizimit arrin deri në 230 mijë euro, bashkë me investimet e donatorëve.

“Një punë e cila është bërë me një përkushtim të jashtëzakonshëm duke parë nevojën se spitali i Rahovecit ka shumë pacientë të cilët kanë nevojë për këtë shërbim, dhe ne kemi punuar gjatë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me qendrën spitalore të Prizrenit”.

“Ky është një projekt i rëndësishëm, kemi investuar si komunë, poashtu kemi pas një donacion. Ne si komunë kemi investuar rreth 130 mijë euro ndërsa donaconi mbi 200 mijë euro”.

“Është një projekt i kushtueshëm por kostoja e tij don të shpaguhet për shkak të nevojës që kanë qytetarët për të”.

Ndërsa drejtori i spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj e cilësoi këtë projekt si të veçantë.

“Kryetari i komunës ka bërë një nismë e cila është kogja e kushtueshme jo vetëm në planin material, infrastrukturor por edhe në atë profesional, prandaj përfituesit më të mëdhenjë janë qytetarët e Rahovecit. Ne si spital jemi shumë të kënaqur sepse do të zbrasim spitalin me një numër të madh të sëmurëve me hemo –dializë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rahoveci-behet-me-repart-te-ri-te-hemodializes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala