Rafuna shpenzon 50 mijë euro për inventar

Autori:Zekirja Shabani

dogana-shpediteret-RAFUNA

Kreu i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka planifikuar që vitin e ri 2016 ta nisë në ambient më komod. Ai ka blerë inventar për zyre në vlerë prej rreth 50 mijë euro.

Tenderin e institucionit që grumbullon të hyra në kufi e ka fituar kompania “Graniti” nga Suhareka, ndonëse në tender kishin konkurruar edhe tri kompani të tjera. Kontrata me kompaninë fituese planifikohet të nënshkruhet më 6 janar 2016, raporton ‘Infokusi’.

Përndryshe, Dogana është institucioni që grumbullon më së shumti të hyra për buxhetin e Kosovës. Para pak ditësh drejtuesit e këtij institucioni kanë njoftuar se I kanë grumbulluar mbin 900 milionë euro./infokusi.com/


dogana2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rafuna-shpenzon-50-mije-euro-per-inventar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala