Qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Autori:Gazeta Fjala

politikan-euml-t-kategoria-m-euml-e-pasur-n-euml-kosov-euml_hd

Një hulumtim i ri ka zgjedhur qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në Evropë, duke nxjerrë rezultate interesante.

Eurostat shikoi koston e jetës në kryeqytetet evropiane. Duke përdorur ‘koeficientët e korrigjimit’ – të përdorur nga Komisioni Evropian për të siguruar që nëpunësit civilë evropianë kanë “barazi të fuqisë blerëse” në BE – u nxor qyteti më i shtrenjtë për të jetuar.

Rezultatet dolën të zymta për Britaninë, pasi që vendi më i shtrenjtë për të jetuar, me një vlerë prej 166.9 krahasuar me Brukselin është Londra.

Londra jo vetëm që është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në Evropë, por është vendi i tretë më i shtrenjtë në botë, që vjen pas Ishujve Cayman dhe Zvicrës.

Por pse?

Transporti i Londrës është i dyti më i shtrenjti në botë dhe qyteti është i treti më i shtrenjti për koston e shërbimeve. Kobenhavn në Danimarkë doli i dyti dhe Stokholmi doli i treti më i shtrenjti në Evropë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qyteti-me-i-shtrenjte-ne-evrope/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala