Qytetarët nuk e dinë numrin e telefonit të Ndihmës së Shpejtë

Autori:Gazeta Fjala

Emergjenca

Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk e dinë numrin e telefonit të Ndihmës së Shpejtë, në rast se kanë nevojë ta lajmërojnë për ndonjë rast.

Ky është rezultati i një sondazhi, sipas së cilit vetëm më pak se një e treta e qytetarëve të intervistuar e dinë numrin 194.

Në pyetjen nëse e dinë se cili është numri i Ndihmës së Shpejtë, nga 253 qytetarë, saktë janë përgjigjur vetëm 78 persona (30 për qind e të intervistuarve). 105 persona (42 për qind) kanë thënë se numri i Ndihmës së Shpejtë është 192, 69 persona (27 për qind) e kanë përmendur numrin 122, ndërkaq një person ka thënë se numri i Ndihmës është 129.

Sondazh është realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qytetaret-nuk-e-dine-numrin-e-telefonit-te-ndihmes-se-shpejte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala