Qytetarët kërkojnë që kisha të kthehet në muze

Autori:Gazeta Fjala

kisha

Objekti ortodoks serb i ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës ka ngjallur reagime gjithandej opinionit politik e publik kosovar e rajonal. Shumica mendojnë se objekti është i imponuar dhe si i tillë duhet të rrënohet, mirëpo liderët institucionalë kosovarë, përfshirë edhe pakicën serbe, kërkojnë që objekti të rivitalizohet dhe të shërbejë si faltore serbe.

Gazeta “Zëri” ka intervistuar disa nga qytetarët e Prishtinës, duke marrë mendimin e tyre rreth kësaj kishe. Disa thanë se kisha ortodokse që gjendet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës është objekt i imponuar dhe është ndërtuar nën masat e dhunshme nga regjimi serb, por ka të tillë që kërkojnë që ky objekt të shndërrohet në muze si një fakt i pamohueshëm i represionit serb në Kosovë.

Kurse Drejtoria për Kulturë e cila është në kuadër të Komunës së Prishtinës ka thënë që, gjithsesi që do të shikohej mundësia e realizimit të idesë që qytetit t’i shtohet një muze apo qendër e kulturës, sikur ky objekt të ishte në pronësi të Komunës.

Sipas drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besart Vllahinja, Komuna e Prishtinës i referohet aspektit ligjor dhe planit urbanistik sa i përket objekteve që ndodhen në kryeqytet. ”Komuna e Prishtinës riafirmon faktin që ligjvënësi ka miratuar ligjet përkatëse për ndërtim, për planifikim dhe legalizim. Çdo subjekt, fizik apo juridik, me rastin e planifikimit për ndërtim duhet të marrë leje prej Komunës së Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qytetaret-kerkojne-qe-kisha-te-kthehet-ne-muze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala