Qumeshti i bletes dhe efektet e tij !

Autori:Gazeta Fjala

bleta

Qumështi i bletës është një produkt i krijuar nga gjëndrat hipofaringeale të bletëve të reja dhe shërben për ushqimin e mbretëreshës dhe të larvave. Eshte pikërisht ky ushqim, që e mban mbretëreshën në jetë për 8 vite, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 45 ditë. Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik dhe përmban një tërësi vlerash ushqyese. Ai jep efekte pozitive për shëndetin e njeriut dhe gjithashtu përdoret në maska bukurie. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem dhe ka shije të thartë me pak aromë.

Përbërësit e qumështit të blëtës:

1. Ujë: 66%

2. Karbohidrate: 14%

3. Proteina: 13%

4. Yndyrna: 4,5%

5. Lëndë minerale: 0,7%

6. Vitamina dhe disa lëndë të pa njohura: 1,8%

Qumështi i bletës përmban të gjitha aminoacidet esenciale për njeriun. Në të, gjenden shumë enzima me derivatet e tyre dhe sheqernat, fruktozë e glukozë. Minerale si kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina tepër të rëndësishme si B1, B2, B5, B6, acid folik dhe vitaminë H madje dhe hormone si progesteron, estrogjen, testosteron.

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, pasi ulë nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale dhe ndihmon në prodhimin e vezoreve gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rritë nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Pengon zmadhimin e prostatës dhe normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e saktë të mëlçisë dhe sëmundjet hepatite, duke rigjeneruar strukturën e saj.

Ka efekt antiinflamator si paracetamoli. Pastron organizmin nga toksinat dhe ndihmon funksionimin e veshkave. Rritë jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rritë imunitetin dhe nxitë formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës dhe gjithashtu ndihmon në pastrimin dhe rinimin e saj. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës, kurse te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të qumështit të bletës:

Nuk duhet të përdoret në rastet me kriza astme, sepse mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte gjënden e të sëmurit. Në rastet me alergji ndaj përbërësve të tij, nga personat që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe nga ata që kanë kancer në fazë akute.

Ekziston edhe mundesia e efekteve anesore sic jane, dhimbjet e stomaku, të vjellat, diarret dhe pagjumësia. Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes, nëse nuk respektoni dozat, qumështi i bletës mund të bëhet helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim, kur organizmi është tepër i dobësuar. Kjo, pasi është e pamundur tretja e qumështit kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës si dhe nga kanceri shumë i përhapur në lëkurë.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Kura duhet të zgjasë një muaj, por ka edhe nga ato raste që arrihet maksimumi që është tre muaj. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë. Duke qënë një superushqim mund të përdoret nga cdo person që dëshiron, nga nënat me shtatëzani deri tek moshat e thyera.

Dozat e përdorimit për moshat mbi 14 vjec, janë 300-400 mg në ditë, ndërsa për moshat nën 14 vjec rekomandohet të perdoret 5 mg qumësht për cdo 1 kg të peshës trupore. Për rastet kur qumështi perdoret nga të sëmurë, dozat minimale rekomandohet të jenë 100-400 mg, ato mesatare 400-800 mg dhe doza e sulmit deri në 1 gr.

Përdorimi i qumështit rekomandohet të bëhet esell në mëngjes, duke e marrë nën gjuhë. Arsyeja e marrjes nën gjuhë është se aty janë të pranishme mjaft enë gjaku, të cilat bëjnë të mundur thithjen e menjëhershme dhe kalimin e tij në gjak. Mënyra e marrjes bëhet me anë të lugës plastike. Zgjatja e kurimit varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimit për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Ruajtja dhe magazinimi:

Nuk kërkohen veprime të veçanta për ruajtjen e qumështit të bletës. Ruajtja më e mirë e tij, bëhet në shishe qelqi të errëta, të mbyllura hermetikisht. Shishet ruhen në frigorifer në temperaturen 2-6 gradë C dhe nxirren prej aty vetem gjate kohës së përdorimit. Si gjithnjë në lidhje me përdorimet mjekësore, preferohet që produkti të jetë i freskët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qumeshti-i-bletes-dhe-efektet-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala