QKUK-ja pezullon të gjitha operacionet në klinika

Autori:Gazeta Fjala

operacion

Për shkak të vdekjes së 4 pacientëve në klinikat e QKUK-së, kjo e fundit ka marr vendim për pezullimin e të gjitha operacioneve të planifikuara.

Burime të Gazetës Shneta bëjnë të ditur se ndërhyrjet kirurgjikale janë ndërprerë për shkak të vdekjes së pacientëve në klinikën e Urologjisë, Kirurgjisë dhe Neurokirurgjisë.

Për momentin në QKUK janë duke vazhduar vetëm operacionet emergjente.
Zyra për media e SHSKUK-së nuk ka pranuar të flas asgjë në lidhje me këtë rast, derisa të marr raportin final të komisioneve që po hetojnë shkaqet e vdekjeve.
Mediat raportuan se shkak i vdekjeve të katër pacientëve ka qenë një defekt në sistemin e gazit.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja e pezullimit të operacioneve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qkuk-ja-pezullon-te-gjitha-operacionet-ne-klinika/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala