QKUK do të ketë parkingun e ri për 400 vetura

Autori:Gazeta Fjala

A-600x360

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do ta zgjidhë shumë shpejt çështjen e parkingut për personelin dhe vizitorët e pacientëve, që frekuentojnë ambientet e saj. Punimet për parkingun e ri, i cili po shtrihet në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, pritet të përfundojnë brenda pak javësh.

Parkingu i ri parashihet të  ketë rreth 400 vendparkingje, tollovitë e krijuara për vite me radhë brenda ambienteve të QKUK-së do të marrin fund.

Si rezultat i menaxhimit efikas, te hyrat nga laurat( hyrjet) në QKUK janë rritur për 400%, duke i dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qkuk-do-te-kete-parkingun-e-ri-per-400-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala