Qeveritarët ia heqin vizat vetes (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

viza

Qeveria e Kosovës është vënë në aksion për t’ia hequr vizat shefave të mëdhenj të shtetit, por jo edhe qytetarëve.

Nëse realizohet një nismë e miratuar me 16 shkurt të këtij viti, të gjithë zyrtarët e shtetit që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza në tokën e buzëqeshjeve, siç njihet ndryshe Tajlanda, shkruan Gazeta Fjala.

Për këtë është autorizuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës që në afat sa më të shpejtë të arrijë marrëveshje reciproke me qeverinë tajlandeze.

Tajlanda, është e njohur si parajsa e pushimeve, të ushqimit shumë të mirë, njerëzve të shoqërueshëm dhe çmimeve të ulëta. Ky vend ka një trashëgimi kulturore të mahnitshme, e mbushur me ideale Budiste./Gazeta Fjala/

tajlanda - viza

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveritaret-ja-heqin-vizat-vetes-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala