Qeveria voton projektligjin për Gjykatën Komerciale

Autori:Gazeta Fjala

qeveria-haradinaj-800x450-600x360

Në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar është miratuar projektligji për Gjykatën Komerciale.

Ky vendim u cilësua si e nevojshme për procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke arsyetuar këtë propozim tha se themelimi i kësaj gjykate është si rezultat i analizave të procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

“ Propozoj të rishikohet programi legjislativ për këtë vit 2019, dhe në kuadër të tij të përfshihet dhe projektligji për Gjykatën Komerciale. Themelimi i kësaj gjykate del si rezultat i analizave të proces të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. Rezultate këto që rekomandojnë fuqishëm themelimin e kësaj gjykate. Po ashtu themelimi i kësaj gjykate është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, andaj propozoj miratimin e këtij propozimi”, tha ministri Tahiri.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim që bashkëshortes së Ismet Jasharit i njohur si komandat Kumanova”,  Habibe Jashari t’i bëhet pagesa e pensionit për  periudhën 2011-2015 në vlerë prej 18 mijë eurosh.

Ndërkaq, Qeveria po ashtu, ka aprovuar propozim -vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, ndërtesës-lokaleve afariste të cilat janë nën menaxhim të AKP të cilat preken nga realizimi i projektit, “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit”, në Obiliq.

Po ashtu është aprovuar dhe propozim vendimi preliminar për shpronësimin të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP “Produkt”, Zona Kadastrale Polac i Ri në Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.

Qeveria gjithashtu ka bërë shqyrtimin e nismës për lidhje te marrëveshjes ndërmjet Qeverisë se Portugalisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-voton-projektligjin-per-gjykaten-komerciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala