Qeveria vendos nesër për Stadiumin Kombëtar

Autori:Gazeta Fjala

auto_STADIUMI1491479507

Qeveria e Kosovës të hënën do të mbajë mbledhjen e radhës.

Përpos diskutimit për demarkacionin, pikë e rëndësishme e rendit të ditës do të jetë edhe vendosja e lokacionit të Stadiumit Kombëtar.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Gllogocit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (MKRS)”, thuhet në deklarimin e rendit të ditës.

Një debat i madh është zhvilluar javëve të fundit në Kosovë, për vendin e ndërtimit të një Stadiumi Kombëtar, ku do t’i zhvillojë ndeshjet Kombëtarja e Kosovës në futboll.

Pasi për një kohë të gjatë ishte përmendur Prishtina si nikoqire e këtij stadiumi, habi – por edhe reagime – shkaktoi përmendja e Drenasit si vend për ndërtimin e objektit për futbollin kosovar.

Por, Ministria e Sportit shoi të gjitha spekulimet për vendin e ndërtimit të stadiumit. Shefi i kësaj ministrie, Kujtim Gashi, bëri të ditur se ai do të ndërtohet në Drenas, përfundimisht.

Ndryshe nga qeveria e tanishme, presidenti aktual i Kosovës, kur ishte Kryeministër, kishte marrë vendim që Stadiumi i Kombëtares të ndërtohet në Kryeqytet.

Në mars të vitit 2014, Hashim Thaçi kishte urdhëruar Ministrinë e Sportit dhe atë të Financave të nisnin procedurat për ndërtimin e fushës më të rëndësishme sportive në Prishtinë. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-vendos-neser-per-stadiumin-kombetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala