Qeveria shet 20 milion euro letra

Autori:Zekirja Shabani

qeveria

Ministria e Financave ka mbajtur  të martën Ankandin e radhës  për emetimin e Letrave me Vlerë të Republikës së Kosovës “Ankandi KV002-15”. Norma e interest për këto letra me vlerë ishte 1.97 për qind vjetore, gjë që paraqet një zvogëlim prej 12 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të fundit 6-mujor, e cila ishte 2.09%.

Në këtë ankand u ofertuan 20 milionë euro Bono Thesari 6-mujore me qëllim ri-financimin e 13.32 milionë eurove të emetuara në korrik 2014.

“Ndërsa, kërkesa nga tregu ishte sa dyfishi i ofertës në vlerë nominale prej 41.78 milionë euro, kurse ne e pranuam shumën e ofertuar prej 20 milionë euro. Investimi në Letra me Vlerë paraqet alternativë të mirë investimi për të gjithë kursimtarët, të cilët mund të përfitojnë nga siguria e lartë dhe normat e leverdishme që ofron ky lloj investimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie shtimi i interesimit nga tregu për Letrat me Vlerë e dëshmon se ky treg, megjithëse i ri, po zhvillohet me hapa të shpejtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-shet-20-milion-euro-letra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala