Qeveria serbe shtyn për një ditë mbledhjen për Trepçën

Autori:Gazeta Fjala

trepça

Mbledhja e Qeverisë së Serbisë për Trepçën e planifikuar të mbahet sot, është shtyrë për nesër.

Në ndërkohë, siç njoftojnë medie serbe, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq po i vazhdon këshillimet me ministra e vet rreth qëndrimit përfundimtar ndaj Ligjit të Kosovës të miratuar të shtunën për Trepçën, transmeton Koha.net.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën ka thënë se Serbia lidhur me këtë rast duhet të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-serbe-shtyn-per-nje-dite-mbledhjen-per-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala