Qeveria qet në ankand 122 vetura

Autori:Gazeta Fjala

vetura-zyrtare-para-qeverise-driton-bublaku-6-

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të reduktojë veturat brenda saj, pasi që sipas tyre ka vetura për të cilat bëhen shpenzime të panevojshme.


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se do të reduktohen 122 vetura në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe shitja e tyre do të bëhet me ankand, pas marrjes së vlerësimeve nga ministritë.


Po ashtu, përmes projekt-udhëzimit të miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë për procedurat qendrore të prokurimit parashihen kursime sipas Ministrit të Financave Avdullah Hoti prej 5 milionë euro

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-qet-ne-ankand-122-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala