Qeveria premton t’i zgjidh problemet e qumështarëve

Autori:Gazeta Fjala

qumeshtoret-650x358

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj sot është takuar me Shoqatat e Qumështarëve të Kosovës.

“Sot kishim një takim dhe dëgjuam problemet me të cilat ballafaqohen fermerët. Ka probleme që janë të zgjidhshme. Ato informacione që sot i morëm do t’i përcjell në qeveri. Tani ju ofrova ndihëm për t’i zgjidhur problemet dhe besoj që do ta ndërtojmë një partneritet”, ka thënë Limaj, përcjellë lajmi.net.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Qumështarëve, Ramadan Memaj ka thënë se e kanë marrë zotimin nga ana e qeverisë që t’i zgjidhin këto probleme.

“Ne e njoftuam Limajn me disa nga problemet,  sidomos me ato që kanë të bëjnë me rregullimin e tregut i cili është duke i shkaktuar një problem të madh industrisë së qumështit”, është shprehur Memaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-premton-ti-zgjidh-problemet-e-qumeshtareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala