Qeveria ndërron mbikqyrësit e Ndërmarrjeve Publike

Autori:Gazeta Fjala

qeveria-e-kosoves-538x400

15 ndërmarrjeve publike do t’iu ndërrohen bordet dhe anëtarët e tyre. Kështu zyra e kryeministrit në përputhje të ligjit për Ndërmarrjet Publike ka shpallur konkurs për 15 NP qendrore.

Në konkurs janë specifikuar kriteret për aplikim. Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor nga 19 janari 2015 deri më datën 18 shkurt 2015.

 

Lista e kompanive publike ku po kërkohen Drejtorë të Bordeve.

 

  1. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Sh.A. (KOSTT);

  2. Posta e Kosovës, Sh.A

  3. Aeroporti i Gjakovës. Sh.A

  4. Hekurudhat e Kosovës – InfraKos. Sh.A;-Fushë Kosovë

  5. Hekurudhat e Kosovës – TrainKos, Sh.A.-Fushë Kosovë;

  6. Kompania për Menaxhimin e Deponive, Sh.A.;

  7. NPH Ibër Lepenc, Sh.A.;

  8. Kompania e Ujitjes Drini i Bardhë, Sh.A.

  9. Kompania e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Sh.A.

  10. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, Sh.A., Prishtinë

  11. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini, Sh.A., Pejë

  12. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A, Prizren

  13. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, Sh.A., Mitrovicë

  14. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava, Sh.A., Gjilan

  15. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi, Sh.A, Gjakovë

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-nderron-mbikqyresit-e-ndermarrjeve-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala