Qeveria miraton demarkacionin me Malin e Zi

Autori:Zekirja Shabani

demarkacion

Në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë së Kosovës po trajtohet edhe çështja e demarkacionit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha ka kundërshtuar pretendimet që thonë se Kosova do të humbasë territor nga kjo marrëveshje, njofton Klan Kosova.

“Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të tjetërsohet nga demarkacioni me Malin e Zi”.

Nga ana tjetër, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka thënë se “demarkacioni po bëhet sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe Pakos së Ahtisaarit”.

Qeveria ka ftuar presidenten Jahjaga që të autorizojë ministrin e Punëve të Brendshme që të nënshkruajë Marrëveshjen Finale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, pra Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar edhe Koncept Dokumenti për Investimet e Jashtme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-miraton-demarkacionin-me-malin-e-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala