Qeveria merr vendimin, rrit pagat e administratës për 10 për qind

Autori:Gazeta Fjala

paga-mesatare-n-euml-kosov-euml-ka-arritur-n-euml-346-euro_hd

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, njoftoi se me vendim të Këshilllit të Ministrave rritja e pagave për administratën publike u bë realitet.

Duke filluar nga sot, tha Ministri, është jetësuar rritja e pagave për punonjësit e administratës publike, nëpunësit cilivil dhe për punonjësit e shumë institucioneve të tjera, në varësi të kryeministrit, por edhe ato të pavarura.

Rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar u bë me 10%, ku paga bruto do të arrijë 68 mijë lekë në muaj.

Nga ky vendim përfitojnë 31 mijë punonjës në administratën arsimore. Rritja e pagës shoqërohet me rritjen e pagës edhe për arsimin e lartë, ku do të përfitojnë rreth 3000 akademike dhe profesorë.
Edhe rritja për punonjësit në sistemin shëndetësor do të jetë po 10%, nga e cila do të përfitojnë 18 mijë nëpunës.

Me 10% të pagës, do të rriten edhe pagat për të gjitha gradat diplomatike. Ndërsa rritja e pagës për të punësuarit e administratës vendore do të jetë me 7%.

Rritja e pagave dhe pensioneve vjen si rezultat i rritjes ekonomike por edhe si shprehje e mbështetjes dhe mirënjohjes tonë si qeveri, për kontributin që kanë dhënë këto kategori, tha ministri Ahmetaj gjatë konferencës.

Me realizimin e Reformës në Drejtësi nxitja ekonomike do të jetë akoma më të madhe, ka shtuar ai.
Në fund të fjalës Ministri dha urimin e tij për gratë dhe mësueset, duke thënë se kjo rritje vjen si një dhuratë këtë 7-8 mars./monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-merr-vendimin-rrit-pagat-e-administrates-per-10-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala