Qeveria kishte të hyra 436.6 milionë euro, shpenzoi 596.4 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

euro1

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar për herë të parë llogaritë qeveritare të Kosovës, ku vërehet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016, ishte 436.6 milionë euro, ndërsa, shpenzimet për këtë kohë ishin 596.4 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tre mujorit të katër të vitit 2016.

“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-kishte-te-hyra-436-6-milione-euro-shpenzoi-596-4-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala