Qeveria kërkon gjysmë miliardi euro borxh për 7 projekte (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

qeveria

Qeveria e Kosovës ka bërë gati listën e projekteve kryesore investive në Kosovë të cilat do t’i financoi me kredi.

Gazeta Fjala ka siguruar listën e plotë të ku bëjnë pjesë 7 projekte hekurudhore, rrugore dhe sisteme të ujitjes. Vlera e përgjithshme e të cilave pritet të jetë 540 milion e 41 mijë euro.

Raporti i përgatitur nga Ministria e Financave ka paraqitur detajet e disa projekteve që planifikohet të përfshihet në rishikimin buxhetor 2016 ose në buxhetin e vitit 2017.

Rehabilitimi i rrugës hekurudhore 10 – ky projekt do të zbatohet nga ndërmarrja publike Infrakos, çmimi i së cilës parashihet të jetë 195 mijë euro.

Financuesi i mundshëm i këtij projekti do të jetë BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve. Rehabilitimi i rrugës hekurudhore 10 si projekt rajonal pritet të lidhë rrjetin hekurudhor të Kosovës me dy vendet fqinje-Serbinë dhe Maqedoninë.

Ky projekt ka tri faza, e para Fushë Kosovë-Hani i Elezit, faza e dytë Fushë Kosovë-Mitrovicë kurse e treta Mitrovicë-Leshak.

Ndërtimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Fushë Kosovë – Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës, i cili ka koston prej 40 mijë euro.

Rehabilitimi i Ibër-Lepencit përmes së cilit parashihet ndërtimi i një rezervuari të madh përgjatë kanalit, që sipas parashikimeve shihet nevoja e investimeve në vlerën rreth 25 milion euro.

“Varësisht nga vendimi për ndërtim dhe nga lartësia e investimeve qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore do të përcaktojmë nëse Ndërmarrja Ibër Lepenci do të marrë kredi direkte apo nëse qeveria do të marrë hua për kompaninë”, shkruan në klauzolën e investimeve.

Rehabilitimi i rrugëve rajonale- Ky projekt parashihet të përmirësoj disa hyrje/dalje të rëndësishme në qytetet e Kosovës dhe rehabilitimin e një rruge të gjatë 17 kilometra të gjatë. Kostoja e këtij projekti pritet të jetë 29 milion euro dhe do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Zegjerimi Prishtinë-Pejë, ky projekt përfshinë ndërtimin e rrugës Kijevë-Klinë-Zahaq një distancë prej 30 kilometrash. Kostoja e të cilit shkon deri në 60.8 milion euro.

Rehabilitimi i përgjithshëm i linjës hekurudhore lindore dhe jugore – 158.5 milion euro pritet të jetë kostoja e këtij projektit implementimi i të cilit do të bëhet nga ndërmarrja Infrakos.

Rehabilitimi i linjës hekurudhore përbëhet nga dy faza të implementimit, e para do të jetë nga kufiri me Serbinë përmes Podujevës deri në Fushë Kosovë kurse faza e dytë linja nga Klina në Prizren.

Zgjerimi i sistemit të ujitjes së kompanisë “Radoniqi”, ky projekt sipas parakishimvene pritet të kushtoj 31.5 milion euro. /Gazeta Fjala/

investime

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-kerkon-gjysme-miliardi-euro-borxh-per-7-projekte-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala