Qeveria i ka “borxh” KQZ-së mbi 1 milion e 900 mijë euro (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

Zgjedhjet-ne-Kosove-2
Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare e pati obliguar Qeverinë e Kosovës që një pjesë të buxhetit për zgjedhjet lokale ta rialokoj për organizmin e atyre parlamentare. Ndërsa tani ekzekutivi duhet që shumën prej 1.944.900 eurosh t’ia kthej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të 22 tetorit.

Zëdhënësi KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se në ligjin për buxhetin e vitit 2017 janë ndarë 6.1 milionë euro për zgjedhje lokale, por se një pjesë e këtyre mjeteve (1.944.900 euro) janë rialokuar për organizmin e zgjedhje të parakohshme parlamentare. Elezi ka thënë se kjo shumë do të kompensohet për KQZ-në gjatë procesit buxhetor.

“Në ligjin e buxhetit për vitin 2017 janë planifikuar rreth 6.1 milion euro për Zgjedhjet Lokale 2017. Por, meqenëse Zgjedhjet e 11 qershorit për Kuvend nuk kanë qenë të planifikuara të mbahen këtë vit, një pjesë nga ky buxhet është përdorur për nevoja të këtij procesi. Sipas vendimit të Qeverisë shuma nga mjetet e ndara për Zgjedhjet Komunale do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit buxhetor 2017”, ka thënë Elezi.

Për shkak se në ligjin për buxhetin e këtij viti, zgjedhjet parlamentare nuk kanë qenë të planifikuara, Qeveria e Kosovës më 15 maj të këtij viti pati vendosur që 1 milionë e 500 mijë euro t’i marr nga rezervat, ndërsa 1 milionë e 500 mijë euro tjera i pati marr nga kategoria e shpenzimeve kapitale, kurse 1 milionë e 944 mijë e 900 euro i pati marr nga buxheti për zgjedhjet lokale, me kushtin që këto mjete t’i kthej gjatë procesit buxhetor (rishikim i buxhetit) të këtij viti.

 

 

Megjithatë, rishikimi i buxhetit ende nuk është bërë si pasojë e moskonstituimit të institucioneve të reja. Qeveria mund t’i kthej këto mjete KQZ-së edhe pa u bërë rishikimi i buxhetit, por sfidë për ekzekutivin mbetet sigurimi i këtyre mjeteve, pasi sipas ish-ministrit të financave, Besim Beqajt të hyrat buxhetor të këtij viti janë më të ulëta sesa që janë planifikuar. /Lajmi.net/

 

screenshot_2

screenshot_3

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-i-ka-borxh-kqz-se-mbi-1-milion-e-900-mije-euro-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala