Qeveria hyn në borxh edhe për 45 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

qeveria-mustafa-do-t-euml-ket-euml-z-euml-dh-euml-n-euml-s_hd

Qeveria do të marrë kredi 21 milionë euro për ta implementuar ligjin për sigurimet shëndetësore, si dhe 24 milionë euro për projektin e efiçiencës së energjisë dhe energjinë e ripërtritshme.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e komisioni për buxhet dhe financa, ku iu dha pëlqimi projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të lidhur ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e reformës shëndetësore.

Naser Osmani, kryetar i komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa ka thënë se nga kjo shumë do të përfitojnë familjet e kategorisë me asistencë sociale.

Në ndërkohë, ministri i financave Avdullah Hoti e ka prezantuar si një çështje që tashmë është e paraparë edhe me program qeverisës dhe që kushtet e kësaj kredie janë të favorshme.

Kjo shumë, sipas ministrit Hoti do të investohet në objekte komunale në shkolla, shtëpi të shëndetit, izolimin e objekteve për ruajtjen e energjisë edhe në vendosjen e pajisjeve për shfrytëzimin e energjisë së ripërtritshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-hyn-ne-borxh-edhe-per-45-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala