Qeveria e vendosur t’ia falë qindra mijëra euro kompanisë nga Peja (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

qeveria-e-kosoves_1518588154-3466110

Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt duket se ka vendosur që më çdo kusht t’i jep para të shtetit një kompanie private nga Peja.

Sikur një javë më parë, edhe këtë të marte ekzekutivi e ka futur në rend dite kërkesën për ti paguar qindra mijëra euro kompanisë “Euromaks”.

Dallimi është se kësaj radhe, shuma e kërkuar nuk është më 600 mijë euro për rimëkëmbjen e biznesit, por ka zbritur në 200 mijë euro ndërsa kërkesa nuk është bërë direkt nga kompania sikur herat e kaluara.

Sipas dokumentit që ka siguruar gazeta inFokus, Komuna e Kaçanikut është ajo që ka bërë kërkesë në emër të “Euromaks”përmes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Kërkesa për ndihmë e kompanisë “Euromaks” nga Peja i ishte dorëzuar ekzekutivit tre javë më parë, me datë 05.02.2019, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt për ta futur në rend dite dhe obligimi i institucioneve përgjegjëse për t’ia ndarë paratë.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 19 shkurt 2019 , u hoq nga rendi i ditës pika katër për të cilën raportoi gazeta inFokus.

Në këtë pikë ishte planifikuar të diskutohej për ndarjen e më shumë se gjysmë milioni euro kompanisë private “Euromaks” nga Peja.

Kjo kompani kishte arsyetuar kërkesën e tyre, duke thënë për inFokus se “Kosova në mungesë të rrjetit të gazit dhe në mungesë të vazhdueshme të prerjeve drunore, ka përdorur qymyrin që po përbën ndotësin masiv”.

Se a do të ndahen këto mjete për kompaninë “Euromaks” gazeta inFokus do ju mbajë të informuar./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-e-vendosur-tia-fale-qindra-mijera-euro-kompanise-nga-peja-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala