Qeveria e shqetësuar për borxhet

Autori:Gazeta Fjala

656X37362032hoti
Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka deklaruar se vlera e borxheve të krijuara nga organizatat buxhetore gjatë vitit të kaluar është 165 milionë euro dhe këto obligimi janë shqetësuese.
Hoti ka deklaruar se qeveria ka marrë masa që asnjë organizatë buxhetore të mos mund të krijojë shpenzime në rast se ato nuk janë të reflektuara në buxhet.
Hoti shqetësimin e Qeverisë e ka paraqitur para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, gjatë shqyrtimit të raportit financiar vjetor të buxhetit të Kosovës për vitin 2014.
“Asnjë tender nuk mund të hapet nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik nëse nuk merret miratimi prej thesarit dhe buxhetit se ka mjete”, ka deklaruar Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-e-shqetesuar-per-borxhet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala