Qeveria e Rumanisë rrëzohet përmes votëbesimit

Autori:Gazeta Fjala

Rumania-600x360

Qeveria rumune, e udhëhequr nga kryeministri Ludovic Orban, është rrëzuar përmes votëbesimit në kuvend.

Kabineti i tij e gëzonte pakicën në kuvend dhe u rrëzua në sfidën e parë në organin e legjislativit.

Orban erdhi në pushtet në nëntor të vitit të kaluar në emër të luftimit të korrupsionit.

Partia Socialdemokrate në opozitë, e cila ra nga pushteti gjithashtu përmes votëbesimit në tetor të vitit të kaluar, e kritikoi Orbanin për tentim për t’i ndryshuar ligjet e zgjedhjeve pa debat publik para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në fund të pranverës.

Pas rrëzimit të qeverisë, vendi evropian pritet të shkojë në zgjedhje më së largu në qershor të këtij viti, kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, shkruan “Free Europe”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-e-rumanise-rrezohet-permes-votebesimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala