Qeveria dënon sulmin ndaj Petrit Selimit

Autori:Gazeta Fjala

qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës e dënoi sulmin e sotëm kundër zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, të organizuar dhe të kryer nga Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria thekson se aktet e dhunshme të kryera sot, në vazhdën e sjelljeve të dhunshme të kohëve të fundit të kryera nga kjo Lëvizje e të mbështetura nga partitë tjera opozitare, janë të drejtuara kundër institucioneve legjitime dhe vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ky sulm, i kryer pikërisht në kohën kur zoti Selimi dhe të gjithë bartësit e tjerë të institucioneve të Kosovës po angazhohen fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe në proceset e integruese evropiane, duke filluar nga liberalizimi i vizave dhe nënshkrimi i MSA-së, dëshmon papërgjegjshmërinë si dhe përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të penguar suksesin e Republikës së Kosovës, në këto procese vitale për të ardhmen e vendit”, thuhet në reagim.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton sërish përfaqësuesit e opozitës që të heqin dorë nga aktet e dhunshme që cenojnë punën e bartësve legjitim të institucioneve dhe organeve të pavarura shtetërore, si dhe që të jenë pjesë e angazhimeve institucionale për fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeveria-denon-sulmin-ndaj-petrit-selimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala