Qershori më i lirë se maji

Autori:Gazeta Fjala

ushqim

Gjatë muajit qershorë kosovarët kanë blerë produkte me çmime më të lira për 0.1 për qind krahasuar me një muaj më parë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie si rezultat i rënies së çmimeve të konsumit te nëngrupi i perimeve për (-10.8%), me një ndikim prej (-0.4%) në IHÇK.

Kurse, ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (6.2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2.6%) – (ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 % në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla e inflacionit, e matur në muajin qershor 2016 me muajin qershor 2015, ishte (-0.3%)./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qershori-me-i-lire-se-maji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala