Qeni futet në fushë dhe rrëzon keq lojtarin (VIDEO)

Autori:Gazeta Fjala

qeninefushe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë, në ndeshjen ndërmjet Central Cordoba-Sportivo Las Parejas

Futbolli argjentinas ka qenë në fokus të shumë medieve prestigjioze dje, dhe kjo jo për shkak të futbollit cilësor, por për një episod që ka shkaktuar të qeshura pa fund në rrjet.

Kemi parë shpesh që në fushë të futen tifozë e të ndërpresin ndeshje, apo edhe deri tek futja e një pule në fushë.

Këtë herë protagonist është bërë një qen, i cili jo vetëm që ka hyrë në fushë, por ka qëndruar në fushë për disa momente, derisa ka rrëzuar edhe një prej futbollistëve.

Ndeshja më pas u ndërpre derisa qeni u largua nga fusha, me “siguri” për ndërhyrje të gabuar. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qeni-futet-ne-fushe-dhe-rrezon-keq-lojtarin-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala