Qendra e Trajnimeve në KEK rrit kapacitetet

Autori:Zekirja Shabani

kek-kosova

Valbona Fazliu, e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e Prishtinës, ka pesë muaj që është duke u trajnuar këtu në Qendrën e Trajnimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Fazliu thotë se ky trajnim po i mundëson që të njihet më mirë me punën praktike, pasi një gjë e tillë nuk iu ofrua gjatë studimeve. Ajo beson se gjatë këtij trajnimi, do t’i përforcojë aftësitë e saj profesionale.

Edhe kandidatë të tjerë janë të kënaqur me mundësitë që i ofron ky trajnim në laboratorin e elektronikes.

Profesori Fehmi Kaçiu, teksa tregon për mundësitë dhe praktikat që realizohen në këtë laborator, thotë se po punojnë me teknologjitë më të avancuara.

E vetmja qendër trajnuese që ofron këto trajnime në rajon është mundësi e mirë për aftësimin e punëtorëve dhe certifikata që marrin është e njohur ndërkombëtarisht.

Qendra e Trajnimeve është hapur në vitin 2005 dhe ka dhjetë laboratorë.

Fillimisht, ishte paraparë vetëm për punëtorët e KEK-ut, por tash kjo qendër ka rritur kapacitetet edhe për punëtorë tjerë të interesuar dhe studentë të fushës.

https://video.gjirafa.com/koha?video=trajnimet-kek-3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qendra-e-trajnimeve-ne-kek-rrit-kapacitetet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala