Qebapat janë edhe për Ministri të Kulturës edhe të Diasporës  

Autori:Zekirja Shabani

qebapa

Drejtori i prokurimit në Ministrinë e Bujqësisë, Artan Jaha, pas raportimit të Gazetës Fjala për porositë ushqimore të kësaj ministrie, për tri vitet e ardhshme, ka sqaruar se sasinë e përafërt e kanë përcaktuar pas kërkesës së KRPP’së për kontratën e tyre kornizë që ka me bufen e atij objekti Ministria e Bujqësisë.

Sipas tij, kjo sasi nuk do të konsumohet vetëm nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, por është e paraparë edhe për punëtorët e Ministrisë së Kulturës edhe të Diasporës, të cilët shërbehen në këtë bufe, por edhe që participojnë në mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Lexojeni të plotë sqarimin e Ministrisë së Bujqësisë:

Ushqimi është për tre institucione, jo vetëm për Ministrinë e Bujqësisë

Ndaj artikullit “Memli Krasniqi porositë 20 mijë qebapë”, ka reaguar drejtori i prokurimit në Ministrinë e Bujqësisë, Artan Jaha, i cili ka sqaruar se sasinë e përafërt e kanë përcaktuar pas kërkesës së KRPP’së për kontratën e tyre kornizë që ka me bufen e atij objekti Ministria e Bujqësisë, por që kjo sasi është e paraparë edhe për punëtorët e Ministrisë së Kulturës edhe të Diasporës, të cilët shërbehen në këtë bufe, por edhe që participojnë në mbulimin e këtyre shpenzimeve.

“Shpallja e tenderit në atë mënyrë ishte kërkesë e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Për ta shpallur tenderin, na është kërkuar që ta specifikojmë edhe sasinë e përafërt, që mund të shfrytëzohet si ushqim për tre vite, nga tre institucione që shërbehen nga bufeja e atij objekti, përkatësisht nga Ministria Bujqësisë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Diasporës. Sasia e përafërt është obligative të përfshihet në specifikacionin e tenderit,duke u bazuar në Rregulloren e Prokurimit Publik, Neni 26, të nxjerr nga KRPP dhe në Udhëzimin Administrativ Nr.06/2011, të cilët parashohin që edhe në njoftim, por edhe në dosjen e tenderit të specifikohet një sasi e përafërt (indikative), e cila nuk do të thotë që shfrytëzohet tërësisht gjatë tre viteve”, ka thënë Artan Jaha, drejtor i prokurimit në Ministrinë e Bujqësisë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/qebapat-jane-edhe-per-ministri-te-kultures-edhe-te-diaspores/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala